Sot u lansuan tri shërbime të reja elektronike për tatimpaguesit: udhëzuesi interaktiv për obligimet tatimore, kalkulatorët tatimorë si dhe vegla për raportimet online të evazionit tatimor.
Në eventin për prezantimin e këtyre inovacioneve ishin prezent: Zv. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Avni Zogiani, Drejtori në Zyrën për Rritje Ekonomike në USAID – Dega në Kosovë, Alexander Albertine si dhe Zv. Drejtori Ekzekutiv në Administratën Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj.
Përgjatë fjalës së tij hyrëse, Zv Ministri Zogiani theksoi se: “Dixhitalizimi dhe zvogëlimi i barrës administrative janë disa nga prioritetet tona si MFPT dhe në lidhje me këtë kemi dixhitalizuar shumë shërbime. Prezantimi i këtyre veglave dixhitale në ATK mundëson shërbime më të qasshme për qytetarët dhe i kontribuon reformimit të brendshëm të ATK – së.”
Ndërsa, Drejtori në Zyrën për Rritje Ekonomike në USAID deklaroi se ” USAID do të vazhdojë të përkrahë Qeverinë e Kosovës në projekte që synojnë rritjen ekonomike. USAID vlerëson progresin e bërë për të përmirësuar procedurat drejt shërbimeve sa më efikase”.
Zv. Drejtori Z. Murtezaj deklaroi “veglat dixhitale të prezantuara sot rrisin kualitetin e shërbimeve të ofruara për qytetarët”. Murtezaj gjithashtu falënderoi MFPT – në dhe USAID për përkrahjen e deritanishme.
Në pjesën e dytë të eventit pasoi një diskutim i hapur së bashku me panelistët nga bizneset dhe OJQ – të me theks të veçantë tek dixhitalizimi dhe ofrimi i shërbimeve tatimore sa më të lehta dhe efikase për qytetarët./Arbresh.info
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç