Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe Drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci, morën pjesë në lansimin e masës për mbështetje të punësimit të anëtarëve të aftë për punë të familjeve që përfitojnë nga pilotimi i reformës së asistencës sociale.
Në fjalën e tij, Kurti theksoi rëndësinë e këtij programi, i cili synon të promovojë barazinë dhe mundësitë për punësim.
“Premtimi për reformë që pikësynim ka barazinë shoqërore e kemi realizuar duke hequr kriteret diskriminuese dhe duke prezantuar teste të reja të varfërisë, ku si rezultat në fillim të këtij muaji 1824 familje në nevojë përfituan mbështetje financiare, duke u bërë kështu pjesë e grupit të parë të përfituesve”, tha Kurti.
“Nëse në të kaluarën familjet në asistencë sociale, punësimin e kanë pasur si kërcënim për largim nga skema e asistencës sociale, sot duhet ta shohin si mundësi që të sigurojnë të ardhura të nevojshme për të mospasur më nevojë për skemën”, deklaroi Kurti.
Ai bëri të ditur se punësimi për familje në asistencë sociale, e cila realizohet në dy faza, ku në fazën e parë realizohet në 70% të pagës së punëtorit për 6 muaj me radhë dhe si mbështetje shtesë, nëse punësimi vazhdon edhe 6 maj të tjerë punëdhënësi do të përfitojë gjithashtu pagesë të njëhershme.
Kurti shtoi se angazhimi i qeverisë për mirëqenien e familjeve është evidentuar përmes masave të tjera si shtesat për lehonat, rritja e pensioneve dhe pagave.
Murati nënvizoi se janë përzgjedhur një numër i caktuar familjesh, të cilat janë vizituar në terren.
“Janë përzgjedhur një numër i përcaktuar i familjeve që janë angazhuar vizita në teren. Do të heqim kriteret diskriminuese. Ata e kanë për obligim të regjistrohen si të aftë për punë”, tha Murati. / Arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...