Në kantonin Neuchatel (Neuenburg) një person është kafshuar nga një lakuriq dhe me këtë rast është infektuar me virusin e tërbimit, që e kishte pasur lakuriqi në fjalë. Ai e kishte gjetur lakuriqin e dobësuar dhe të çorientuar në një trotuar dhe pas errësimit, kishte dashur ta lëshonte të lirë, në natyrë, shkruan srf.ch. Por me këtë rast kafsha e ka kafshuar njeriun.
Pak pastaj lakuriqi ka ngordhur ndërsa me rastin e kontrollimit është konstatuar se ka qenë i tërbuar, transmeton albinfo.ch. Së këndejmi, edhe personi i kafshuar është marrë menjëherë për trajtim të sëmundjes së tërbimit, në spitalin e Neuchatelit.
Bëhet fjalë për një rast të izoluar, thonë në spitalin e Neuchatelit. Kjo për faktin se tërbimi prej kohësh në Zvicër konsiderohet sëmundje e çrrënjosur. Megjithatë, te lakuriqët kjo sëmundje ndodh të paraqitet.
Udhëheqësi i qendrës zvicerane kundër tërbimit, Reto Zanoni ka thënë për radion SRF se edhe te lakuriqët kjo süëmundje është tepër e rrallë. Gjatë 40 viteve të fundit në Bernë janë kontrolluar afër 1000 lakuriqë nga të cilët vetëm 4 e kanë pasur këtë sëmundje.
Në rastet kur sëmundja e tërbimit shpërthen te njeriu pas infektimit, ajo përfundon me vdekje. Tërbimi mund të pengohet vetëm në mënyrë preventive. Ndërsa pas kafshimit, njeriut i mbetet vetëm edhe pak kohë që të trajtohet nga mjekët, para se virusi të përhapet në trup dhe të bëjë punën e vet, përcjell albinfo.ch.Për këtë arsye, menjëherë pas kafshimit duhet paraqitur menjëherë te mjeku ose në qendrën përkatëse kundër tërbimit, thotë Zanoni. Ndërsa ai këshillon njerëzit të mos prekin kafshët për të cilat dyshohet se mund të jenë të infektuara./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...