Hashim Thaçi ka folur rreth temës së shkëmbimit apo ndarjes së territoreve, për të cilën u debatua se mund të jetë si çështje diskutimi mes tij dhe Aleksandar Vuçiqit.
Por, Thaçi ka siguruar kosovarët se kjo temë as nuk është diskutuar dhe nuk do të jetë temë për bisedim asnjëherë.
Sipas tij, e gjithë kjo është bërë me qëllim që të “matet pulsi” i kosovarëve, të serbëve apo edhe për të parë reagimet e kryeqendrave të rajonit.
“Po lansohen lajmet e rrejshme dhe pastaj po bëhen tema të politikës. Është në interes të konfirmohen idetë, a i prezanton dikush vetëm për t`i hedhur dhe për të hapur debat. Idea e shkëmbimit të territoreve ka qenë lajm i rrejshëm për të matur pulsin në Kosovë, Serbi apo në rajon, qoftë edhe të kryeqendrave”, ka thënë Thaçi në KlanKosova, transmeton Indeksonline.
Thaçi në këtë intervistë ka folur edhe për takimin e tij me kancelaren Angela Merkel, duke thënë se ajo është shtytësja kryesore që Kosova të marrë pjesë në Samitin e Sofjes sikurse vendet tjera.
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë