Lajmi i fundit/ Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, jep dorëheqje zv.drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore

14:24 | 9 Dhjetor 2022
Emir Abduramani

Naim Uka ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësdrejtorit në Institutin e Mjekësisë Ligjore, pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit brenda laboratorit të Toksikologjisë në IML.

Këtë e ka konfirmuar vetë Uka për arbresh.info, duke thënë se dorëheqja ka ardhur për arsye morale.

“Po është e vërtet. Kjo është dorëheqje morale e parevokueshme” tha shkurt Uka për arbresh.info

Ndryshe, zhdukja e mostrave të Deharit u bë e ditur dje nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë të jashtëzakonshme për media

Ndërsa me vendim të komisionit disiplinor të IML-së, gjatë së enjtes janë pezulluar nga puna katër zyrtarë të këtij institucioni deri në vendimin përfundimtar për rastin.

Masa u shqiptua ndaj Nardi Sheqergjiut, Flutura Gogës, Ilirjana Shalës dhe Anila Lakna./arbresh.info/

LEXO EDHE

LAJMI I FUNDIT| Ministrja Haxhiu: Zhduken mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i Toksikologjisë – Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme