Një person është vrarë mbrëmjen e sotme në fshatin Zllakuqan të Klinës.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi gjithashtu shtoi se rasti ka ndodhur rreth orës 18:20 dhe lidhur me rastin janë të arrestuar tre persona.
“18:20 policia është njoftuar se në fshatin Zllakuqan një person është plagosur. Viktima me autoambulancë është dërguar për në spitalin ne Pejë. Mjeku kujdestar e ka konfirmu vdekjen e viktimës. Policia menjëherë ka arritur që t’i arrestojë 3 persona që dyshohet se janë të involvuar për rastin”, ka thënë Gashi. /Arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...