Një person ka mbetur i vdekur nga një incident i rëndë që ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Novosellë të Pejës.
I dyshuari për këtë rast është në arrati.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku ka thënë se i dyshuari është i njohur për policinë dhe se është duke u kërkuar.
“Rreth orës 14:40 Policia ka marrë informacionin për një vrasje me armë në Novosellë, menjëherë i është përgjigjur informatës dhe me të arritur në vendin e ngjarjes kanë hasur në një trup ku vdekjen e viktimës ka konstatuar edhe mjeku kujdes. I dyshuari është në arrati teksa policia në kërkim të të dyshuarit dhe në hetim të rastit”, tha Gashi.
Tutje Gashi tha se sipas dyshimeve të para dorasi me viktimën janë fqinjë./arbresh.info/
Si arriti Vinicius të bëhej lojtari më i paguar i Real Madri...
Hungaria humb fonde të BE-së në vlerë të 1 miliard eurove
Sara-Fitimit: Provoje humorin se loja me pëlqimin për mua nu...
Aktiviteti filantropik i ish-Presidentit Carter
Kryefjala e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe momentet më qeshara...
Deri në 40 minuta pritjet për dalje nga Kosova te Dheu i Bar...