Tre zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Vushtrri.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i ka thënë arbresh.info se aksidenti ka ndodhur saktësisht në fshatin Stanoc të Epërm ku kanë mbetur të lënduar tre policë.
Zahiti thotë se në këtë aksident është përfshirë një veturë policore.
“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë zona fshati Stanovc, një veturë policore e përfshirë. i pasojë e aksidentit tre zyrtarë policor kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Zahiti.
Sipas tij, njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./arbresh.info/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League