Tre persona kanë mbetur të vrarë gjatë një përleshje me armë zjarri në Gjakovë, raporton Express.
Rasti ka ndodhur pak minuta më parë në Çarshinë e këtij qyteti.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë rajonale të Gjakovës.
“Në ora 16:30 stacioni policor në Gjakovë ka marrë informatën se në rrugën “Ismajl Qemajli” kanë gjuajtur me armë dhe tre persona kanë vdekur. Patrullat e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes”.
Sipas zëdhënëse se policisë ende nuk dihen se cilat janë motivet dhe se viktimat janë të moshës 25- 35 vjeçar.
“Të dyshuarit janë në arrati dhe shumë shpejt dot ë japim informata të tjera”, ka thënë zëdhënësja e Policisë rajonale të Gjakovës.
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...
Osmani bashkë me nënën dhe motrat kryejnë mamografinë në QKU...