Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në fshatin Bube, që gjendet në zonën kufitare të Mitrovicës veriore.
Policia e Kosovës për arbresh.info ka bërë të ditur se deri të shtënat nuk ndërlidhen me ndonjë rast policor.
“Bazuar në informacionet e deritanishme, mund të ju informojmë se në afërsi të fshatit Bube që gjendet në zonën kufitare Mitrovicë Veri, janë dëgjuar disa të shtëna me armë. Të shtënat nuk ndërlidhen me ndonjë rast policor dhe se ende nuk dihet se a kanë ndodhur në pjesën e Republikës së Kosovës apo të Serbisë. Policia e Kosovës është duke ndërmarr veprimet e saj policore”, bëri të ditur për arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe