Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur të hënën ditë zie shtetërore në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit”, thuhet në njoftimin e Presidencës, raporton Arbresh.info.
Zija shtetërore, sipas njoftimit, do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ndryshe, mëngjesin e ditës së diele ka pasur të shtëna armësh në drejtim të Policisë së Kosovës nga grupe kriminale serbe në veri, ku si pasojë është qëlluar për vdekje pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa një tjetër polic mbeti i plagosur./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja