Google ADS

LAJMI I FUNDIT| Sulme terroriste ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit

10:15 | 15 Prill 2022
S D

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla në një konferencë për media ka bërë të ditur se sot në orët e para të mëngjesit janë sulmuar dy vetura të policisë së Kosovës, raporton arbresh.info.

“Sot rreth orës 7:40 ka ndodhur sulm ndaj policisë së Kosovës të cilët kanë qenë duke shkuar për ta ndërru ndërrimin në pikat kufitare, ky sulm tash i faktuar me grantë dorë ak-47 si akt terrorist është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policor por edhe qytetarëve të Kosovës”, tha Sveçla.

Tutje Ministri tha se në tri ditët e fundit nga grupe të ndryshme kriminale kanë ndodhur tri sulme me këtë sot katër gjithsej në drejtim të policisë.

“Grupe të ndryshme në tri ditët e fundit kanë realizuar katër sulme në atë zonë. Sulmi parë ka ndodhur duke vendosur iriqë metalik në rrugën nacionale në kohën e njëjtë me sulmin e sotme, me qëllim të pamundësojnë punën e policisë së Kosovës. Sulmi dytë ka ndodhur me gjuajtjeje me gurë në drejtim të veturës së policisë së Kosovës, ndërsa sulmi tret është publik ka ndodhur mbrëmë ku është gjuajtur me armë zjarri, dhe sot drejtpërdrejt janë godit dy veturat të cilat transportin zyrtarët policore për në pikat kufitare’, deklaroi Ministri.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, thotë se angazhimi serioz i institucioneve të Kosovës, dhe veçanërisht i Policisë së Kosovë që të vendos rend dhe ligj është bërë pengesë për Serbinë për grupe të caktuar atë culat mbështeten nga Serbia dhe ju prishë planet gjithë atyre që Kosovën e kanë pa si qerdhe të krimit të tyre dhe vazhdimësi e krizave të tjera.

Këto komente ai i ka bërë në një konferencë për medie në të cilën ka prezantuar sulmet ndaj policëve në veri të vendit

“Të gjitha njësitë po angazhohet për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me këto raste, të shkaktuara nga një grup terrorist.” /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme