Personi që dyshohet për sulmin ndaj KFOR-it në veri më 29 maj, tashmë ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës. N.O., i cili banon në Mitrovicë të Veriut është i njohur me nofkat ‘Nemac’ dhe ‘Rusi’.
“Si rezultat i punës dhe hetimeve intensive të realizuara nga Policia e Kosovës, sot në orët e paradites është arrestuar i dyshuari mashkull serb N. O., me vendbanim në Mitrovicë Veri, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, si i dyshuar për përfshirje në rast të sulmit dhe rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare – KFOR-it”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë “Jepi Zë” ka publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të ‘Rusit’./Arbresh.info/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League