Policia e Kosovës ka publikuar arsenalin e armëve, dy vetura dhe një makineri të rëndë (bager),që janë konfiskuar mbrëmë në fshatin Banjskë të Zveçanit, ndërsa ka bërë të ditur se gjatë aksionit të mbrëmshëm ka arrestuar dy persona.
“Vlerësuar në aspektin e sigurisë, situata në veri të vendit është e qetë, por mbetet e tensionuar. Policia e Kosovës (PK), siç ka raportuar në konferencën e datës 25.09.2023, se operacioni policor është ende duke vazhduar dhe si rezultat i saj në një hotel ka arrestuar dy persona të dyshuar si dhe në zonën e fshatit Banjskë janë gjetur dhe janë konfiskuar disa mjete dhe arsenal armësh”, bënë të ditur policia.
Deri tash, sipas Policisë së Kosovës, numri i të arrestuarve nën dyshimin për përfshirje në vepra terroriste dhe ndihmë ndaj këtij grupi, janë arrestuar tetë persona.
“Pas arrestimit të dy sulmuesve terroristë me armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë, arrestimit të katër personave të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terrorist, si dhe arrestimit të dy personave të dyshuar, me datën 25.09.2023 numri i të arrestuarve deri më tani ka arritur në tetë (8)persona”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...
Çitaku nesër mban konferencë për media
“Është zbehur festimi i festave kombëtare”-Historiani përmen...