LAJMI I FUNDIT/ Policia jep detaje për sulmin me bombë në shtëpinë e kryesuesit të Bordit “Trepça”

12:17 | 31 Gusht 2023
E.K

Shtëpia e kryesuesit të Bordit të Ndërmarrjes “Trepça”, Bahri Hyseni, i është hedhur bombë në oborrin e shtëpisë së tij në Mitrovicë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Ilmi Prekazi.

Ai tregoi se sulmi është raportuar në Polici rreth orës 07:43 në mëngjesit e sotëm.

Prekazi, tregoi se janë shkatërruar dy automjete, një pjesë e shtëpisë por nuk ka lëndime në njerëz.

“Prej këtij sulmi janë dëmtuar dy automjete dhe po ashtu edhe një pjesë e shtëpisë, ndërsa nuk ka lëndime të njerëzve”, deklaroi ai.

Prekazi tha se nuk janë identifikuar personat e dyshuar, mirëpo sipaska dyshime kush mund ta ketë bërë këtë vepër, me të cilën është duke u marrë policia./Arbresh.info/

Të ngjashme