Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës janë duke zhvilluar një aksion në disa lokacione të Kosovës.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, aksioni është duke u kryer lidhur me dyshimet për mashtrim, raporton Arbresh.info.
Në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është bërë e ditur se janë duke u bastisur disa lokacione.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, si dhe pas aprovimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, është duke realizuar një aksion, me ç’ rast janë duke u bërë bastisje në disa lokacione, mbi dyshimin për kryerjen e veprës penale të mashtrimit”, thuhet në njoftim.
Për detajet e aksionit, prokuroria bënë të ditur se do të jap detaje gjatë ditës. /Arbresh.info/
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...