Ditë më parë u raportua se dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një zyrtari policor, ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke i plagosur dy të dyshuarit, raporton arbresh.info.
Sipas burimeve të portalit arbresh.info, ekziston një tjetër skenar e ku mësohet se polici Sh.E ( i njohur për redaksinë) i takon komunitetit goran, e në gjendje të dehur ka sulmuar dy viktimat pas një kontakti verbal që kanë pasur, duke shtënë në drejtim të tyre plotë 15 herë.
Të plagosurit janë Y.S dhe F, familjarë (djem të tezës).
Arbresh.info ka biseduar me familjarët e të plagosurit Y.S të cilët kanë konfirmuar se ky i fundit është në gjendje stabile, ndërkaq viktima e dytë është akoma në gjendje jo të mirë shëndetësore pasi ka marr plotë nëntë plumba.
Sipas familjarit të Y.S, ka pohuar se polici Sh.E në gjendje të dehur i ka sulmuar personat në fjalë pas një fjalosjeje të cilën e kanë bërë.
Të plagosurit Y.S dhe F kanë qenë në motoçikletë teksa i janë afruar policit i cili sipas tyre ka qenë duke kënduar në gjuhen serbe, e ku kanë filluar një konflikt e më pas të dy kanë tentuar të largohen pasi që polici u është kërcënuar me armë, ndërkaq në tentativë në ikje polici në gjendje të dehur ka gjuajtur me 15 plumba duke i plagosur, njërin me dy plumba ndërsa viktimën e dytë me nëntë plumba.
Burime të portalit arbesh.info bëjnë me dije se polici në fjalë Sh.E ka qenë konkurrent për t’iu bashkuar Njësisë Speciale të Kosovës, por që akoma nuk është zyrtarizuar.
Arbresh.info ka tentuar të marr informacione edhe nga Prokuroria por që nuk kanë qenë të çasëshem.
Në anën tjetër Inspektorati Policor i Kosovës ditë më parë ka konfirmuar se sipas informatave të parë zyrtari policor dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy persona, por se ende nuk është bërë arrestimi i policit.
Ekipi arbresh.info ka qëndruar sot edhe në QKUK për të marr informacione rreth gjendjes së dy të plagosurve por që nuk është lejuar të hyjë brenda e as të marr informacione nga personat në fjalë.
Kujtojmë se sipas raportit të Policisë së Kosovës arma e përdorur është e tipit Zoraki pa fishekë.
“Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull (zyrtar policor). Po ashtu me të shtëna armësh i është kundër përgjigjur edhe zyrtari policor ku si pasojë dy të dyshuarit janë plagosur dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja, ndërsa në fshatin Mramor është gjetur motoçikleta e të dyshuarve dhe arma e tipit Zoraki pa fishekë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/
15 gëzhoja u gjetën në vendngjarje, detaje për plagosjen e dy personave në Prishtinë
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...