Nëntë persona kanë mbetur të lënduar nga shpërthimi me bombë në tregun e kafshëve në Prizren.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovë për Rajonin e Prizrenit.
Bytyqi ka thënë se ngjarja ka nisur pas një mosmarrëveshje që kanë pasur dy palët, dhe njëri nga të dyshuarit ka hedhur një bombë në drejtim të viktimave.
Të lënduarit, aktualisht janë në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit, ndërsa tre të dyshuarit, të njohur për policinë, janë në arrati.
“Sot para orës 05:00 të mëngjesit pas një mosmarrëvshjeje mes dy palëvë në tregun e kafshëve në Prizren, në lagjen Arbana. Njëri prej të dyshimtëve ka hedhur një bombë në drejtim të viktima. Nga shpërthimi i bombës kanë mbetur të lënduar nëntë persona të cilët janë aktualisht në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit. Tre të dyshuarit që kanë qenë të përfshirë në rastin e këtij incidenti dyshohet se kanë ikur në drejtim të Gjilanit.”
“Policia ka dalë në vendngjarje dhe mbledhjen e provave dhe dëshmive dhe intervistimin e palëve. Nga të lënduarit disa prej tyre kanë lëndime më të rënda. Nuk dihet lloji i bombës, ka mundësi të jetë shok-bombë”, ka thënë Bytyqi./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...