Google ADS

LAJMI I FUNDIT/ Lirohen tre policët që ishin rrëmbyer nga forcat serbe

10:38 | 26 Qershor 2023
L G

Gjykata në Kralevë ka marrë vendim për lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat serbe me 14 qershor.

Lajmin për lirimin e tre policëve të rrëmbyer e ka bërë të ditur kreu i AKR-së dhe biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli, raporton Arbresh.info.

Ende nuk ka diçka zyrtare nga institucionet e vendit.

Arbresh.info do ju mbaj të informuar.

Ndryshe, tre zyrtarët policorë: Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi, ishin arrestuar më 14 qershor.

Policia derisa kishte konfirmuar arrestimin e tyre nga forcat serbe kishte thënë se “njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë”.

Arrestimi i tre policëve kishte nxitur reagime të shumta në vend, ku u kërkua lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte.

Lirimin e tre policëve e kanë kërkuar Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Arbresh.info/

LEXO EDHE

Tre policët e kidnapuar dalin sot para gjykatës në Serbi – Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme