Google ADS

LAJMI I FUNDIT: Kosovari hyn të shpëtojë gruan, mbytet në plazhin e Velipojës

18:12 | 20 Korrik 2017
M. A.

Një 35-vjeçar nga Kosova humbi jetën në Shqipëri, pasi u mbyt në plazhin e Velipojës në tentativë për të shpëtuar bashkëshorten e tij.

Sipas një informacioni paraprak të policisë, rreth orës 16:15 u mor njoftimi se u mbyt në det, F.H 35 vjeç me banim në Prishtinë.

Nga deklarimet paraprake, është bërë me dije se 35-vjeçari ka hyrë në ujë për të shpëtuar bashkëshorten, por ka gjetur vdekjen.

Policia thotë se grupi hetimor në vendngjarje ku po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme