Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli si dhe shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, janë disa nga zyrtarët e lartë shtetëror, të cilët ende nuk kanë deklaruar pasurinë.
Kështu ka mësuar portali “arbresh.info” nga burimet e tij brenda Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.
Ndërkohë, vlen të theksohet se afati i fundit të deklarimit të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), për zyrtarët e lartë shtetëror përfundon nesër (e premte).
Emrat e zyrtarëve të cilët nuk deklarojnë pasurinë e tyre brenda afatit të caktuar ligjorë, dërgohen në prokurori, për tu përballur pastaj me organet e drejtësisë. /Arbresh.info/Pleurat Salihu/
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...