Policia e Kosovës ka thirrur konferencë për media.
Konferenca do të mbahet për të dhënë detaje rreth aksionit që është realizuar sot në Zveçan, ku u konfiskuan sasi të konsiderueshme të armëve, municionit dhe mjeteve shpërthyese, raporton Arbresh.info.
Konferenca do të mbahet në ora 15:30 në Drejtorinë Rajonale Mitrovicë-Veri.
“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme të organizuar nga Policia e Kosovës, e cila i dedikohet rastit të gjetjes dhe konfiskimit të një sasie të konsiderueshme të armëve, municionit dhe mjeteve shpërthyese. Në konferencën e cila do të mbahet në DRP-Mitrovicë Veri, do të marrin pjesë përfaqësues nga Drejtoria Rajonale Mitrovicë Veri”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Bastisje në një shtëpi armatimi në Zveçan, Sveçla: Veriu hap pas hapi po shkon drejt normalitetit
Maqedonci: Në asnjë moment, në asnjë rast, ushtarët e FSK-së...
Kurti – ambasadorëve: Radoiçiqi vazhdon të organizoj s...
Irani thotë se do t’i mbajë “këshilltarët ushtarakë” në Siri
Abdixhiku vizitoi familjen e Presidentit Rugova: 80 vite më ...
Haradinaj: Mbështetja e Holandës në procesin e integrimit në...
Kumanova regjistron disa zjarrvënie që dyshohet të jenë krye...