LAJMI I FUNDIT/Jep dorëheqje ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

09:54 | 8 Gusht 2023
L G

Ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj ka dorëzuar dorëheqjen e tij tek kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Burimet e RTKlive thonë se për ministrin Mehaj ende nuk dihet nëse do të transferohet në ndonjë pozitë në institucionet e Kosovës, apo do të kthehet në vendin ku ka jetuar e punuar në Norvegji.

Ministri i deritashëm i Mbrojtjes Armend Mehaj, do të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Të njëjtat burime konfirmojnë se kryeministri Kurti ka pranuar dorëheqjen e ministrit Mehaj, i cili ka kërkuar lirimin nga detyra. Sipas burimeve të RTKlive, Mehaj ka ofruar dorëheqje për arsye familjare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme