Rreth orës 13:00 në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Policia e Kosovës bënë të ditur se nuk ka të lënduar, raporton Arbresh.info.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Arbresh.info thotë se personi që ka gjuajtur me armë është identifikuar dhe policia është në kërkim të tij.
“Sot rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar”, thotë Ahmet.
Sipas saj, hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të peronit të dyshuar, i cili është identifikuar nga ana e policisë./Arbresh.info/
Lëkundje tërmeti në Malin e Zi
E shkatërruar nga zjarret, Paris Hilton ndan pamjet e shtëpi...
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës
Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimi...
PCOS: Shkaqet, Simptomat dhe Mundësitë e Trajtimit për Menax...