LAJMI I FUNDIT/Gjendet një person i vdekur në oborrin e tij në Vushtrri

21:27 | 21 Prill 2022
L G

Një person i moshës 85 vjeçare është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij. Rasti është cilësuar nga Policia e Kosovës si vdekje e dyshimtë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka bërë të ditur se familjarët e kanë gjetur viktimën pa jetë në oborr.

“Në orët e mbrëmjes së datës 21 prill 2022, në Stacionin Policor në Vushtrri, nga ana e familjarëve është raportuar se në oborrin e shtëpisë së tyre është gjetur pa shenja jete viktima i moshës 85 vjeçar.

Njësitë relevante policore dhe ekipa mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Zahiti.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i rastit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme