Pas fitores së Aleksandër Vuçiqit në zgjedhjet e mbajtura dje (tre prill), serbët në Veri të Kosovës kanë festuar me kallashnikov, shkruan arbresh.info.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, pas shpërndarjes së turmës janë gjetur gëzhoja të armëve të llojeve të ndryshme dhe disa kutia me mjete piroteknike.
Rasti është duke u hetuar.
“Mitrovicë Veri, 03.04.2022, 23:30- Raportohet se ka pasur grumbullim të personave dhe kolonë veturash, ku dyshohet se janë përdorur mjete piroteknike dhe armë. Policia e Kosovës ka bërë shpërndarjen e turmës, dhe në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja të armëve të llojeve të ndryshme si dhe disa kutia me mjete piroteknike. Me urdhër të prokurorit është hapur rasti si më lartë dhe vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/
Momenti kur serbët gjuajnë me armë zjarri në veri për fitoren e Vuçiqit
Një surprizë, si asnjë tjetër – Takimi i Sarës me dy miqtë e...
Shtëpia e modës Prada po shqyrton mundësinë e blerjes së mar...
Leverkuseni i Xhakës mposht Dortmundin, ‘kërcënon’ Bayernin
Shkupi, s’është më qyteti më i ndotur në Evropë
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e ...
Pse ndonjëherë nuk funksionojnë lidhjet?