Është arrestuar gjatë ditës së sotme ish-prokurori Ali Rexha.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, e cila tha se i njëjti dyshohet për kanosje.
“Sot me urdher te Prokurorit te Shtetit eshte ndaluar, per shkak te vepres penale “Kanosja”, sipas KPRK-se”.
Rexha dyshohet se ka kërcënuar prokurorin Lulzim Sulejmani.
Këshilli Prokurorial i Kosovës përmes një komunikate e ka dënuar kërcënimin ndaj prokurorit Sulejmani, në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
“Këto kërcënime serioze ndaj Prokurorit Sulejmani vijnë si rrjedhojë e angazhimeve të prokurorit në kuadër të aktiviteteve të tij në proceset disiplinore, të realizuara kohë më parë, ndaj ish-pokurorit special, Ali Rexha. Këshilli Prokurorial qëndron fuqishëm në përkrahje të prokurorit Lulzim Sulejmani dhe ofron mbështetje të plotë në punën e tij gjatë ushtrimit të funksionit si Prokuror i Shtetit”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora