19 vjecari L.SH është arrestuar nga Policia e Kosovës të premten në orët e vona të pasdites nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Shtytja në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje”.
19 vjecari dyshohet se ka ndikuar tek e fejuara e tij po ashtu 19 vjeçare që të kryej vetëvrasje, shkruan arbresh.info.
“Me datën 08.09.2022, në orët e mbrëmjes Policia në Mitrovicë ka pranuar një informatë se në Spitalin Rajonal në Mitrovicë ishte dërguar një person e gjinisë femërore pa shenja jete. Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa sipas mjekut kujdestar viktima B.Y e moshës 19 vjeçare ishte pranuar në spital pa shenja jete”, bënë të ditur policia.
Arrestimi i të dyshuarit ka ardhur pasi dyshohet se vazhdimisht i kishte bërë presion të fejuarës, tashmë viktimës 19 vjeçare.
“Me datën 09.09.2022, rreth orës 21:40, si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga ana e Njësisë së Hetimeve Rajonale në Mitrovicë Jug (NJHR) në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit e NJHR-së kanë arrestuar personin L.SH, 19 vjeçar, duke u bazuar në dyshimet se viktima kohët e fundit kishte qenë në presion të vazhdueshëm nga i dyshuari, në këtë rast i fejuari i viktimës”, raporton policia.
Ndaj të dyshuarit sipas policisë, është iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprës penale: ,,Shtytja në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje”, ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Hetimet në lidhje me këtë rast do të vazhdojnë nga ana e hetuesve të NJHR-së në koordinim me prokurorin e shtetit.
Ndërkohë trupi i pajetë i viktimës ishte dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa policia kishte filluar me veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit, ku në cilësi të dëshmitarëve ishin intervistuar disa dëshmitarë kurse rasti me udhëzim të prokurorit ishte cilësuar si ,,Vdekje e dyshuar”. /arbresh.info/
FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës