Dy persona janë arrestuar sot nga xhandarmëria serbe në fshatin Dabinovc të komunës së Podujevës, që gjendet afër kufirit Kosovë-Serbi, shkruan arbesh.info.
Sipas raportimeve në media, të arrestuarit janë shtetas të Kosovës.
Arbesh.info ka kontaktuar me kryetarin e komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi i cili ka thënë se po është e vërtet që janë shtetas të Kosovës, por që akoma nuk dihet arsyeja zyrtare e arrestimit.
“Po dy persona sot janë arrestuar në fshatin Dabinovc dhe janë shtetas të Kosovës, dyshohet se bëhet fjalë për prerje të pyjeve por që akoma nuk kemi konfirmim zyrtarë. Ne kemi kërkuar të dimë arsyen e arrestimit të tyre dhe tani po presim nga policia të njoftojnë”, ka thënë Bulliqi.
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar se të arrestuarit janë G.M (2000) dhe N.M. (1969). Të njëjtit dyshohen për vjedhje të pyjeve.
“Policia ka arrestuar të dyshuarit në Dabinovc, ku në mënyrë të paligjshme kanë prerë pyllin dhe me këtë rast ka konfiskuar një traktor me rimorkio të punuar me dorë, të ngarkuar me dru zjarri dhe një sharrë elektrike me motor që të dyshuarit e kanë përdorur gjatë krimit”, thuhet në njoftim e MPB-së serbe./arbresh.info/
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...