Qytetarët e Kosovës duhet të kenë kujdes nga fluksi i madh i lajmeve në kohë të fushatave, sepse mundësia që ato të jenë të rreme dhe të porositura janë më të mëdha.
Kosova është në prag të zgjedhjeve të parakohshme dhe në mediat online ka filluar trendi i lajmeve të porositura që kanë si qëllim uljen e një subjekti politik apo një individi.
Analisti politik dhe njohës i fushës së medias, Imer Mushkolaj ka thënë se lexuesit të mos bien preh e këtyre lajmeve, duhet që së pari të verifikojnë burimin e lajmit dhe mediumin ku e lexojnë.
“Lajmet e rrejshme janë problem. Natyrisht janë më të shprehura në prag të fushatave zgjedhore por qytetarët duhet që të verifikojnë burimin e lajmin. Është shumë e rëndësishme që qytetarët të shikojnë nga po vjen ai lajm se a po vjen nga një media e cila është e dëshmuar dhe kredibile apo thjeshtë po vjen nga adresat që nuk janë të verifikuara dhe janë të dyshimta”.
Mushkolaj këshillon qytetarët që nëse vërejnë se një lajm nuk është në rregull të mos bien pre e atyre lajmeve herën tjetër.
“Nëse një qytetar e vren që nuk është në rregull me një lajm sepse lajmet e rrejshme ekzistojnë për të rënë preh qytetarët atëherë duhet që të kenë vëmendjen që herën tjetër të mos bie preh e tyre gjithmonë duke e verifikuar kah po vjen ai lajm”, u shpreh Mushkolaj.
Por, sa do të ndikojë tek vota e qytetarëve anshmëria e mediave online në vend?
Sipas Mushkolaj, kjo nuk do të ndikoj në ndërrim të rezultateve në zgjedhje por vetëm në degradim të ndonjë individi.
“Nuk besoj që do të ndijon në ndërrim të rezultatin në zgjedhje por munde me ndiku në degradimin e figurave të ndryshme politike sidomos kur krijohen për arsye të tilla”, ka thënë Mushkolaj.
Edhe profesori i degës së Gazetarisë, Rrahman Paçarizi thotë se qytetarët duhet të kenë kujdes së në cilat mediume lexojnë lajmet.
Ai thotë se për këtë është e nevojshme që në shkolla të futet si lëndë Edukimi Medial ku do t’i përgatiste më shumë lexuesit se si të dallojnë lajmet e rreme dhe lajmet e sponsorizuara./Arbresh.info/
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...