Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka reaguar për herë të par sot pas shpalljes së rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se LDK do të bëjë një analizë të thellë të zgjedhjeve gjatë ditëve në vijim, shkruan arbresh.info.
Mustafa ka bërë të ditur se LDK do të respektojë çfarëdo rezultati të zgjedhjeve.
“Në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve. Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës. Çfarëdo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve”, ka shkruar Mustafa./arbresh.info/
Reagimi i plot
Miq të nderuar
Në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve.
Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës.
Çfardo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve.
Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...