U lansua në qershor të vitit të kaluar por duket që aplikacioni në android me thirrjen “Lajmëro policinë”, nuk është edhe shumë i sigurt.
Të paktën personat që merren me çështje të sigurisë dhe sigurisë kibernetike mendojnë se ky aplikacion po i zbulon të dhënat e raportuesve.
Mentor Hoxhaj, nga Komuniteti për Siguri Kibernetike e Privatësi, në një përgjigjeje për arbresh.info, ka shpjeguar në detaje se si përmes këtij aplikacioni është duke u dëmtuar privatësia e qytetarëve.
“Janë rrethe 10 mijë shkarkime. Një numër shume i vogël i personave qe janë duke e shfrytëzuar. Ajo çka mund të konstatohet është se ideja është e mirë, por thyen parimet e sigurisë së informacionit. Duke rrezikuar kështu privatësinë e shfrytëzuesve. Kjo bie ndesh me parimin “privacy by design” që nënkupton që aplikacioni do duhej të ishte i dizajnuar për të respektuar privatësinë. Policia e Kosovës ka bërë gabim, kur ka vendosur të lansojë këtë “ide” vetëm në Google Play, duke anashkaluar shfrytëzuesit e IOS”, ka pohuar ai.
Hoxhaj ka treguar edhe arsyen pse është anashkaluar platforma IOS nga ky aplikacion.
“Zakonisht bizneset me buxhet të limituar vendosin që të linçojnë vetëm për android për të zvogëluar koston. Duke ditur që i njëjti aplikacion ka kosto më të lartë për tu lansuar në IOS. Ky veprim i PK-së, tani edhe pas një viti, tregon se në një far forme kanë hequr dorë nga kjo ‘ide’. Sepse nuk kanë krijuar aplikacionin për IOS, dhe nuk kanë promovuar aplikacionin ekzistues në Google Play. A kem të bëjmë më një ‘ide’ të pamenduar mirë, apo me shkurtime buxhetore, këtë nuk mund ta themi tani. Përgjigjen do duhej ta ipte PK. Pavarësisht është një dështim i panevojshëm”, ka përfunduar Hoxhaj.
Se kjo platformë e Policisë së Kosovës, është e gabuar e thotë edhe njohësi i çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi.
Sipas Elezit, Policia duhet të ketë platformë që i siguron qytetarët e jo që i dëmton në zbulimin e të dhënave personale.
“Unë personalisht mendoj që kjo formë e Policisë së Kosovës për paraqitjen e rasteve është një formë që e dekurajon qytetarin për me denoncu. Na mendojmë që nëse dëshirojnë vërtet me luftu dhunën e krimin, Polica e Kosovës do të duhet të ruaj të dhënat personit që paraqet një raste në të kundërtën do të cenohet privatësia e tij”.
Ai madje thotë se Kosova nuk duhet të bazohet në platformat ndërkombëtare, por të shoh gjendjen në vend e të veproj.
“Unë se kuptoj pse e kanë bërë këtë platformë. Po i bëjnë copy-paste programet e vendeve të huaja dhe s’po i përshtaten Kosovës. Unë e kom pa platformën dhe e kom diskutu edhe me zyrtarë policorë, e kam dhënë këtë mendim që kjo platformë nuk është e duhura”, ka përfunduar Elezi për arbresh.info.
Lidhur me numrin e raportimeve dhe efektin e këtij aplikacioni nuk ka pasur përgjigje nga Policia e Kosovës, ani pse portali ka drejtuar pyetje në këtë institucion.
Aplikacioni “Lajmëro Policinë” është mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Ky aplikacion është punuar nga ekspertët të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me ekipin e OSBE-së në Kosovë. Aplikacioni gjithashtu mundëson shkëmbimin e fotografive nga qytetari drejtë adresës së policisë./VloraSelimi/arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...