Qytetarë të shumtë janë ankuar për mos rimbursim të kuponëve fiskalë për tremujorin e fundit nga Administrata Tatimore e Kosovës.
Sipas Zyrtares për Informim në ATK, Valentina Bytyqi-Sefa kjo gjë megjithatë do të ndodhë, por për shkak të numri të madh të qytetarëve që janë interesuar për të qenë pjesë e fushatës ka zgjatur më shumë procesi i rimbursimit.
“Administrata Tatimore e Kosovës për hir të korrektësisë, ka njoftuar me kohë të gjithë qytetarët të cilët kanë dorëzuar plikot e tyre për rimbursim nga kuponët fiskal për TM4 2016, se verifikimi i plikove ende nuk ka përfunduar, pasi që interesimi i qytetarëve për të qenë pjesë e kampanjës edhe në këtë periudhë ka qenë tejet i madh”, ka thënë Bytyqi-Sefa për Arbresh.info.
Për tremujorin e parë të vitit 2017 bëhet e ditur se janë përcjell për rimbursim 1,068,667 pliko, ndërsa deri tani janë rimbursuar 19, 755 euro.
Numri i zarfeve që ende nuk janë verifikuar është i konsiderueshëm, por është duke u punuar që të përfundojë sa më shpejt rimbursimi i kësaj periudhe.
“Zyrtarët nga departamenti përkatës, janë duke punuar në vazhdimësi në mënyrë që të gjitha plikot e kësaj periudhe të përfundojnë sa më shpejt që është e mundur”, tregon për Arbresh.info, Zyra për Informim në ATK.
Më tej Bytyqi-Sefa ka këshilluar qytetarët që kanë pyetje në lidhje me pranimin, verifikimin, rimbursimin dhe refuzimin të gjejnë përgjigjen në linkun e bashkangjitur KËTU./Arbresh.info
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...