Kompania “Pastrimi” ka paralajmëruar rritjen e faturave të mbeturinave. Nga kjo kompani e arsyetojnë rritjen e faturave për shkak të çmimeve të larta të të gjitha produkteve.
Sindikata e Punëtoreve të Pastrimit ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës, që nga 4.70 çmimi të rritet në 7.50 euro.
Kompania “Pastrimi”, ka bërë kërkesë ndaj Komunës së Prishtinës që të miratojë rritjen e faturës së mbeturinave. Arbnora Ademi, zëdhënëse për media në këtë kompani, i tha Radio Kosovës se kjo kërkesë ka ardhur për shkak të rritjes së çmimeve të derivateve e të produkteve të tjera. Mirëpo, ajo nuk dha detaje se sa pritet të rritet fatura.
“Kompania “Pastrimi” tash e sa kohë është duke bërë kërkese e thirrje te komunat ku ne kryejmë shërbime, për rritje të faturës. Kjo kërkesë vjen duke e ditur koston e lartë të derivateve e të çdo produkti që është rritur e në anën tjetër faturat e mbeturinave mbetet e njëjtë. Mirëpo nuk ka ende përgjigje zyrtare për rritje të faturës”, tha Ademi.
Sindikata e Punëtorëve të Pavarur të Kompanisë “Pastrimi” në një email dërguar kryetarit të Komunës, Përparim Rama, ka shfaqur problemet me të cilat është duke u përballur kjo kompani gjatë operimit. Ata kanë kërkuar ndryshim të vlerës së faturave për amvisëritë në territorin e Komunës së Prishtinës, nga 4.70€, në 7.50€.
“Shpenzimet e larta operative, gjendja financiare, efektet e inflacionit me të cilën jemi duke u përballur, na ka sjellë pranë kolapsit, andaj e vetmja shpresë për 890 familje jeni ju”, shkruan në emailin e sindikatës drejtuar Komunës së Prishtinës.
E drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, përmes një përgjigje me shkrim, i tha Radio Kosovës se “Ende nuk kemi marrë vendim për ndryshim të çmimit”. Ditë më parë nga komuna kanë bërë të ditur se shtrenjtimi i faturës se mbeturinave pritet të ndodhë për shkak se Deponia i ka rritur çmimet karshi Kompanisë “Pastrimi”.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...