Google ADS

Lajm i ri për mbledhësit e kuponëve fiskalë

19:35 | 17 Prill 2017
Arbresh.info

Administrata Tatimore e Kosovës ka menduar që të ndryshoj formën e rimbursimit të konsumatorëve nga mbledhja e kuponëve fiskalë. Kështu ka bërë të ditur drejtori i ATK-së, Sakip Imeri.

Ai ka thënë se nga tremujori i ardhshëm qytetarët do të kompensohen përmes lotarisë ashtu që, plikot me kuponë nuk do të dorëzohen më në Postë e më pas nga Posta në ATK raporton KTV, transmeton arbresh.info.
Sipas Imerit tërheqja e plikove fituese mund të bëhet përmes Lotarisë së Kosovës që është një prej opsioneve të mundshme. Kjo nuk u ka pëlqyer aspak qytetarëve të cilët thonë se nëse hyn në fuqi kjo formë e shërblimit, më nuk do të mbledhin kuponë fiskalë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme