Google ADS

Lajm i mirë për paraqitësit e vozitjes

20:39 | 21 Nëntor 2019
Arbresh.info

Tash e sa kohë paraqitja e testit të vozitjes është bërë problem për qytetarët, e gjithë kjo për shkak të përfundimit të kontratës së ekzaminerëve.

Por, një lajm të mirë për të gjithë qytetarët që janë duke pritur e tregon, Argjend Zejnaj, këshilltar i Ministrit së Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Zejnaj thotë për arbresh.info se kjo çështje do të rregullohet brenda kësaj jave.

“Gjithçka pritet të rregullohet brenda kësaj jave”, ka thënë Zejnaj./arbresh.info/

Shkeljet më të shpeshta të vozitësve në rrugën nacionale Vragoli-Trudë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme