Google ADS

Lajm i keq për mërgimtarët që janë nisur për Kosovë, pritje të gjata …

13:38 | 26 Korrik 2017
Arbresh.info

Sikurse çdo sezonë kur mërgimtarët vijnë për pushime në Kosovë, edhe këtë verë telashet me kolona janë të zakonshme.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), kolonë më e gjatë është në Merdarë deri në 600 metra, shkruan Indeksonline.

Pritjet në këtë pikëkalim kufitar janë deri në 50 minuta për të hyr në Kosovë.

Pas kësaj, kolonë ka edhe në Vërmicë deri në 50 metra, por që pritjet janë deri në 10 minuta më së shumti.

Ndërkaq, në pikëkalimet tjera kufitare kolonat nuk ka dhe pritjet janë nga 2-3 minuta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme