Qeveria e Republikës në mbledhjen e saj të mbajtur sot ka marrë vendime të reja për ashpërsimin e masave ndaj luftës kundër Covid-19.
Ani pse ishte paralajmëruar që nga 1 korriku do të lejohet mbajtja e ahengjeve, përfshirë edhe dasmat, një gjë e tillë duket se nuk do të ndodh, raporton arbresh.info.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë kësaj mbledhje tha se ndalohen tubimet me më shumë se 50 persona.
Vendimi të cilin e ka prezantuar ministri, Zemaj për masat e reja për ta parandaluar përhapjen e coronavirusit ka gjithsej 28 pika:
– Reduktimi i punonjësve ne administratë,
– Të mbyllen zyrat ku paraqiten raste me COVID-19.
– Rastet Kontaktet duhet të vetizolohen për 14 ditë,
– Rastet mbikqyren nga shtabet komunale.
– Te vendosen masat mbrojtjes, të respektohet distanca, të bëhet dezinfektimi i hapësirave,
– Punëtoret shëndetesore t`i përmbahen Keshillave të Institutit për masat mbrojtëse
– Bartja e maskës të jetë obligative,
– Te respektohet distanca prej 2 metrave,
– Bartja e maskës e obligueshme në taksi dhe autobus,
– Maskat të obligueshme edhe për zyrtarët e rendit,
– Bartja e obligueshme e të gjitha pajisjeve mbrojtëse,
– Ndalohen grubullimet në hapësira të hapura dhe të mbyllura me mbi 50 persona,
– Obligative mbajtja e maskës në qendra tregtare, gastronomi,
– Ceremonitë mortore të bëhen vetëm me rrethin familjar.
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...