Ministri i Tregtisë dhe Telekomunikacionit në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq, ka thënë se ndarja e Kosovës është një zgjidhje e mirë, por e vonuar, të cilën e kundërshton edhe një pjesë e madhe e bashkësisë ndërkombëtare për shkak të ndikimit që do ta kishte edhe për vendet e tjera të rajonit.
Lajiq i ka thënë gazetës serbe “Blic” se beson që shqiptarët “do të pranonin” ndarjen e Kosovës, sikur dikush t’ua ofronte atë zgjidhje përpara vitit 1999.
Ai tha se mbajtja e konfliktit të ngrirë si një zgjidhje për çështjen e Kosovës, për Serbinë nënkupton ngrirjen e integrimit evropian, investimeve të huaja, reformave të brendshme dhe modernizimit të vendit, përcjell Telegrafi.
“Ky është një opsion që ka çmimin e vet … dhe në anën tjetër nuk garanton se pozicioni ynë negociues do të përmirësohet në të ardhmen”, tha Lajiq, duke shtuar se opsioni konfliktit të ngrirë sjell pritje populiste se pozita e Serbisë mund të përmirësohet.
Sipas tij, në zgjidhjen e marrëdhënieve me Kosovën, realiteti tregon se koha nuk është aleati më i mirë i Serbisë.
Lajiq kujtoi se SDPS, partia të cilën drejton ai, menjëherë pas hapjes së dialogut të brendshëm lidhur me Kosovën, ofroi një zgjidhje që nënkupton tri faza ose tri grupe të çështjeve që do të negociohen me Prishtinën.
“Pas këtyre negociatave, do të pasonte një periudhë 3-5 vjeçare për zbatimin e marrëveshjes, pas së cilës do të mbahej një konferencë ndërkombëtare për statusin e Kosovës”, tha Lajiq.
Duke komentuar lidhur me një zgjidhje të çështjes së Kosovës, sipas modelit të dy gjermanëve, Lajiq tha se do të ishte e pranueshme në vetëm një segment: “Pajtohemi që të mos e njohim njëri-tjetrin, por duhet të durojmë dhe të jetojmë pranë njëri-tjetrit”.
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...