Lajçi: Vetëvendosje është i vetmi subjekt që do të qeverisë ndryshe

08:19 | 24 Maj 2017
Arbresh.info

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Ali Lajçi, ka bërë me dije se është bashkuar me këtë parti për shkak të programit qeverisës.

Ai ka thënë se Vetëvendosja! e ka programin më të mirë nga të gjitha partitë e tjera politike. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Lajçi ka vlerësuar se Kosova ka nevojë për një model të ri të qeverisjes.

Ai ka theksuar se më 11 qershor qytetarët duhet t’ia japin shansin Vetëvendosje!-s. Në këtë kontekst, Lajçi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje! është i vetmi subjekt që do të qeverisë ndryshe kurse të tjerët, sipas tij, janë vetëm përsëritje e qeverisjes që ka ekzistuar tash e 17 vjet.

Pavarësisht se në garën zgjedhore janë dy koalicione të mëdha, Lajçi ka thënë se trendi po shkon drejt ndryshimeve, meqë populli nuk është i interesuar ta përsërisë qeverisjen e deritashme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme