Driton Lajçi, këshilltar i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se ka njëfarë konsensusi nacional për Ramush Haradinajn kryeministër të vendit.
“Ka një koncensus nacional që Ramush Haradinaj të jetë kryeministër i vendit. Ai ka qenë i propozuar edhe nga VLAN-i për të marrë drejtimin e qeverisë”, tha Lajçi në Info Magazine të Klan Kosovës.
Ai më pas ka theksuar se zgjedhjet e 11 qershorit ishin të pashmangshme, sepse vendi nuk mund të vazhdonte me procese të shumta të bllokuara.
“Ne shkuam në zgjedhje sepse kishte ngecje të shumta në proceset në vend. Nuk mund të kalonte as demarkacioni, as procese tjera të rëndësishme”.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës