Poeti Çun Lajçi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka mbështetur liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin për qëndrimin e tij ndaj demarkacionit.
Sipas Lajçit, Albin Kurti është i vërtetë dhe i sinqertë. Lajçi ka publikuar një fotografi të Albin Kurtit, duke shkruar se këtë veprim po e bën me kënaqësi.
Shkrimi i plotë:
Albin Kurti
Hera e parë që e publikoj foton tande me shumë kënaqësi!
Jo pse të dua a pse të besoj ma shumë se të tjerëve, por pse SOT në deklarimin tand para mediave, ishe i vertetë, madje ma shumë se i sinqertë.
“ Kriminelët le të burgosen e pastaj të bisedohet me Malin e Zi për kufinin, sepse VIZA s’ka pa u krye pika 2, ajo ma e randësishmja se vet Demarkacioni!”
Kët e di edhe unë “ artisti pa portofol” e kët e dinë edhe Ambasadorët që po
“ na ndihmojnë” me e rregullua fqinjësinë e mirë me Cernagorën.
Ramush,
Vazhdoj me të mbeshtetë poqese mbetësh Ai që ishe bashkë me neve në Bjelluhë 2016-tën, dhe mos u brengos për postin që e mbanë, sepse ate ta ka dhanë populli e ate ka me ta dhanë prap nëse do t’jeshë me POPULLIN!
Ju dua sa ÇAKORRIN!
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok