Lajçaku tregon çka i tha Osmanit në takim

17:54 | 6 Qershor 2023
K.B

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Prishtinë, bashkë me homologun e tij amerikan, Gabriel Escobar.

Në takimin me Osmanin, Laçaku tha se i ka kërkuar asaj gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë politike për qetësimin e situatës në veri.

“Mëngjesin e sotëm diskutuam situatën në veri të Kosovës me presidenten Vjosa Osmani. Theksuam rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje politike që do të lejonte qetësimin e menjëhershëm dhe kthimin në normalitet”, tha Lajçaku në një postim në Twitter./Arbresh.info/

lexo edhe:

Osmani: Për zgjedhjet e reja në veri duhet të sigurohet pjesëmarrje demokratike e qytetarëve

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme