Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të qëndroj sot në Serbi.
Në Beograd, ai pritet të takojë drejtuesit kryesor të Serbisë, përfshirë presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq. Temë e takimeve pritet të jetë dialogu dhe vazhdimi si dhe çështjet tjera rajonale.
Zyra e Presidentit të Serbisë, ka njoftuar se Vuçiqi do takohet me Lajçakun. Takimi sipas njoftimit dot të mbahet në ora 18.00 në ndërtesën e sekretariatit të përgjithshëm të presidencës.
Takimi vjen në kohën kur qeveria e Kosovës ka bërë një hap përpara në përmbushjen e kriterit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth tokës së manastirit në Deçan./rtk
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...