I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka dhënë detaje për takimin e djeshëm në nivel kryenegociatorësh në Bruksel ku u arrit pajtueshmëri për komision të përbashkët për të zhdukurit.
Përmes një postimi në platformën X, Lajçak është shprehur i lumtur për takimin e djeshëm teksa ka theksuar se ua ka përsëritur kryenegociatorëve Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit se normalizimi i raporteve do të thotë integrim dhe pa shkëputje mes palëve.
Ai mes tjerash përmendi hapat që duhet ndërmarrë të dyja vendeve për të implementuar Marrëveshjen e Ohrit, sipas konkluzave të Këshillit Evropian të vitit 2024.
“Depërshkallëzimi, përgjegjësia për sulmet e vitit 2023, riintegrimi i serbëve të Kosovës, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, njohja e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës”, shkruan Lajçak./Arbresh.info
Hosted my 3️⃣1️⃣ Chief Negotiators’ meeting.
Thanks to @BislimiBesnik & @PetkovicPetar for our good cooperation and the in-depth and constructive trilateral meeting.
Reiterated to both Parties:
1️⃣ normalisation = 🇪🇺 integration.
2️⃣ no decoupling between the two. (1/3) pic.twitter.com/5KPVaZtM7a— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) December 18, 2024
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...