I dërguari e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi ka deklaruar se Asociacioni i Komunave Serbe do të themelohet pa shkelur mbi sovranitetin, rendin kushtetues e territorin e Kosovës.
Ai ka treguar modalitetet se si mund të formohet asociacioni pa e shkelur kushtetutën e Kosovës.
“Kemi tri dokumente, kemi marrëveshje që u nënshkrua në vitin 2013 dhe u ratifikua në Kuvendin e Kosovës me shumicë votash. Pastaj është një marrëveshje e vitit 2015 ky dokument u dërgua në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës që publikoi vendimin e saj që thotë se është e rëndësishme që Asociacioni i ardhshëm respekton plotësisht Kushtetutën e Kosovës. Pra nuk thuhet se Asociacioni nuk duhet të implementohet, por thuhet se do të implementohet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës. Pra tani në bazë të këtyre tri dokumenteve, ne duhet të ulemi ose palët të ulen dhe të diskutojnë se si t’i implementojnë. Dhe ne i respektojmë plotësisht vijat e kuqe për Kosovën”, ka thënë Lajçak, i dërguari e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.
Ndërsa zëvendës-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se njohja e ndërsjellë është e domosdoshme.
“Unë hezitoj të përcaktoj ndonjë afat kohor specifik për dialogun. Por ne absolutisht ndajmë qëllimin e partnerëve tanë të Bashkimit Evropian për ta shtyrë procesin përpara, specifikisht për ta çuar përpara shpejt, për ta shtyrë para me vendosmëri. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të donin të kishte marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ligjërisht të detyrueshme, që hap rrugën e qartë për integrim evropian për dyja, Serbinë dhe Kosovën. Ky ka qenë një qëllim i disa administratave amerikane, me marrëveshje me njohje reciproke, ne e mbështesim fuqishëm këtë”, ka pohuar Matthew Palmer, përfaqësues i SHBA-së për dialogun.
Lajçak në Deskun e KTV-së, ka thënë se nëse Kosova e Serbia nuk mund të merren vesh brenda disa muajve ai nuk mund të ofrojë zgjidhjen përfundimtare pasi nuk është në mandatin e tij
“Nuk është fjalë e ndaluar për BE-në, por unë po i përfaqësoj 27 shtete anëtare të Bashkimit Evropian dhe duhet të sigurohem që të respektoj mandatin tim dhe mandati im është që një normalizim gjithëpërfshirës, dhe ligjërisht i detyrueshëm, të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do të zgjidhte të gjitha çështjet. Dhe këtë e thotë mandati im, lexojeni me kujdes mandatin tim dhe do të nxirrnin përfundimin”, ka shtuar Lajçak.
Ai ka folur edhe për dyshimet për tjetërsimin e votave të komuniteteve joshumicë nga Lista Serbe dhe listën e çështjeve për të cilat ka pajtueshmëri për dialog.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...