Google ADS

Lajçaku për arritjen e marrëveshjes e falënderon Bislimin, Petkoviqin e Departamentin Amerikan të Shtetit

23:19 | 23 Nëntor 2022
E.H

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka falëndëruar kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi e atë të Serbisë, Petar Petkoviq, për siç tha, angazhimin konstruktiv.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak falënderoi edhe për Departamentin Amerikan të Shtetit dhe diplomacinë amerikane.

Kujtojmë se sot Kosova e Serbia arritën marrëveshje për çështjen e targave, ku Serbia s’do të lëshojë më targa KM e të tjera, ndërsa Kosova do të ndaloj masat që i kishte paraparë./arbresh.info/

Lexo edhe:

Borrell jep detaje nga marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme