Lajçaku e informon Këshillin e Atlantikut të Veriut rreth zhvillimeve në dialog

09:28 | 11 Dhjetor 2024
R J

Emisari evropian, Miroslav Lajçak, e ka informuar Këshillin e Atlantikut të Veriut për zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi.

Kështu ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetin social “X” ku ka postuar disa fotografi.

“E informova Këshillin e Atlantikut të Veriut për zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi”, ka shkruar Lajçaku.

Ndryshe, takimi i radhës në Bruksel në lidhje me dialogun mbahet më 17 dhjetor.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme