Lajçak zhvillon takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiq

14:34 | 19 Korrik 2021
V. S.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me përfaqësuesin Special të Bashkimi tEvropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Përmes një publikimi në Twitter, Lajçak ka treguar se ka mbajtur dy takime të ndara me Kurtin dhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Këtë mëngjes kam mbajtur takime të ndara me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për t’u përgatitur për takimin e nivelit të lartë të dialogut këtë pasdite”,shkroi Lajçak.

Ndryshe ky do të jetë takimi i dytë me radhë në mes kryeministrin Kurtit dhe presidentit serb, Vuçiq.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka udhëtuar në Bruksel nga Franca, pas thuajse afro dy javësh qëndrim njëherë në Greqi e më pas në shtetin e Francës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme