Google ADS

Lajçak: Zgjedhjet në ShBA dhe BE do ta pengojnë dialogun, para tyre ka një mundësi për normalizim

12:35 | 13 Tetor 2022
A Z

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimit që e ka zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti.

Ai tha se me kryeministrin Kurti diskutoi disa çështje, duke përfshirë edhe atë të energjisë.

Lajçak theksoi para gazetarëve se pret që dialogu të prodhojë normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, edhe pse pohoi se zgjedhjet në ShBA dhe BE e pengojnë dialogun.

Ai ka refuzuar të komentojë deklaratat e Komisionerit evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi i BE-së, Oliver Varhelyi, që një ditë më herët kritikoi Kosovën për veprime të njëanshme. Lajçaku u shpreh se “ai e ka mandatin e tij dhe unë e kam timin”.

“Të hënën do të jem në Beograd, me të njëjtat çështje dhe me të njëjtën agjendë. Do të diskutojmë vazhdimin e çështjeve edhe me kryeministrin Kurti, kur bëhet fjalë për energji ne jemi në konsultime”, tha ai.

“Jemi në aleancë me ShBA-në dhe Britaninë e Madhe. Duam që të shohim dialog që prodhon normalizim. Në vitin 2024 ka zgjedhje në ShBA dhe mandej në BE. Nuk po them se viti tjetër është përcaktues, por kemi një mundësi të mirë para zgjedhjeve”, është shprehur Lajça.

“Siç e thashë do të ketë zgjedhje dhe ato s’janë të mira për dialogun sepse vëmendja zhvendoset dika tjetër. Kemi një dritare mundësie para zgjedhjeve dhe është përgjegjësi që të mos e mbyllim atë”./eo

LEXO EDHE:

Lajçak arrin në objektin e qeverisë, nis takimin me Kurtin

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme